Connect with us

Lajme

Kyçja e dyerve në PD, Bardhi: Për të shmangur gjakderdhjen. Berisha është pakicë e pakicës

Publikuar

më

Gazment Bardhi deklaroi këtë të Premte se Sali Berisha dhe ata që e mbështesin janë “pakicë e pakicës”.

Në një deklaratë për gazetarët jashtë selisë blu, Bardhi ripërsëriti se në seli po kryhen punime, ndaj dyert janë kyçur. “Sigurisht që me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët të marrim çdo masë për të shmangur çdo përplasje mes demokratëve. Kur njerëzit e tij bëjnë thirrje për gjakderdhje, s’mundemi ne që ne të lejojmë këtë shou dhe ti bëjmë këtë dhuratë Edi Ramës dhe regjimit të tij. Përgjegjësia jonë është të mos lejojmë përplasje mes demokratëve”, u shpreh ai.

Bardhi deklaroi se sot Berisha paralajmëroi akte dhunë në selinë qendrore të demokratëve.

“Absurdi i protestës që Berisha ka thirrur për hallin e vetë nesër, ta kthejnë shtëpinë e demokratëve në një bunker për një person të shpallur non grata. Kemi kërkuar që Berisha dhe kushdo që e mbështet, të diskutonin në institucionet e partisë, të sillen si pjesë e institucioneve të partisë, por janë sjellë si një celulë ilegale. Edhe sot lëshuan një lumë me gënjeshtra e mashtrime të tmerruar nga dy gjëra. E para transparenca që ka bërë PD për Kuvendin e 18 Dhjetorit.  Erdhi sot dhe lëshoi një lumë gënjeshtrash se media demaskoi atë që u kishte paraqitur shqiptarëve në model ku individë që s’janë anëtarë partie, kishin votuar si të ishin anëtarë partie. Vetëm në njësinë 8 ku vetë votoi vetë, numëroi vetë, shpalli rezultatin vetë se ishte refuzuar nga 98 përqind e demokratëve dhe ky është realitet në të gjitha degët e PD. Sali Berisha është pakicë dhe s’ka asnjë shans e mundësi që ta kthejë PD në bunker ku të strehohet ai dhe familja e tij e shpallur non grata, ku të strehohen kriminelë”, deklaroi Bardhi.

Ai tha se në PD s’ka njerëz të maskuar, apo kriminelë, ndërsa akuzoi se këta mbështesin Berishën, madje përmendi edhe emra.

“Berisha vjen i shoqëruar me trafikantë droge dhe quan bandë të armatosur anëtarët e stafit të PD. Petrit Mustafa shoqëron Berishën dhe është i dënuar për vrasje me 17 vite burg. Faton Dautaj shkelmoi dyert e selisë qendrore të PD, është person në kërkim nga agjencitë britanike, i përfshirë në akte ekstreme dhune dhe trafik droge. Ka dy realitete, Berisha kërkon të dhunojë selinë e PD me eksponentë të krimit të organizuar se është pakicë e pakicës në PD dhe kërkon të rrëzojë institucionet legjitime të PD me akte dhune. Njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje janë anëtarë të të ashtuquajturit Komisionit të Rithemelimit”, u shpreh.

Lidhur me Kuvendin e 11 Dhjetorit – që e quajti miting – tha se mungon transparenca, duke iu referuar burimeve financiare dhe numrave të deklaruar të delegatëve pjesëmarrës.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, tha se “s’kemi kërkuar dhe s’do kërkojmë ndihmën e policisë, s’ndjemë kërcenim nga asnjë demokrat se nuk i përgjigjet thirrjes së demokratëve për dhunë”.

I pyetur nga gazetarët nëse është marrë leje për punimet brenda PD-së në bashki, Bardhi sqaroi se janë punimet që sipas ligjit s’nevojitet marrja e lejes.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme53 minutes ago

Arben Gashi për protestat në Shqipëri: Kur pakënaqësia bëhet masive, duhet të kthehesh te qytetari përmes zgjedhjeve

Maqedoni1 hour ago

Prokuroria kërkon paraburgim për 20-vjeçarin nga Tetova, dyshohet për krime kibernetike dhe pornografi me fëmijë

Maqedoni3 hours ago

“Idrizova” ende pa iniciativë konkrete për amnisti të të dënuarve

Lajme3 hours ago

“E arrestuan teksa kthehej në shtëpi”- E ëma kërkon të birin 16-vjeçar: Policia nuk më thotë si e kam djalin

Shqipëri3 hours ago

Protesta/ OSBE i bashkohet Presidentit Begaj: Të gatshëm të ndërmjetësojmë për fillimin e dialogut për krizën!

Kosovë4 hours ago

Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese

Maqedoni5 hours ago

AKI, Kumanovë: Shqipja s’mund të anashkalohet dhe pastaj të justifikohet me projektet e së kaluarës!

Lajme5 hours ago

Mbishkrimet vetëm në maqedonisht në sallën e Kumanovës, Osmani: Projekti është i vitit 2018, do t’i korrigjojmë

Lajme6 hours ago

Hoxha në Kumanovë: Mbi 33 milionë denarë mbështetje për naftën e gjelbër për bujqit e rajonit të Kumanovës

Lajme6 hours ago

Kasami: Semaforë me sinjalizim zanor për personat e verbër në katër lokacione në Tetovë

Lajme6 hours ago

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste

Kosovë6 hours ago

AUV ia refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia kompanisë “Ideal Group” të Visar Gashit për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës

NA NDIQ NË FACEBOOK