Shqipëri
Kush është krahu i djathtë i Bashës në Fier që është i dënuar me burg në Itali

Lulzim Basha ishte sot në një takim me demokratët e Fierit, ku u shfaq më shumë se entuziast që në krah të tij kishte Agron Kapllanajn, një të dënuar nga drejtësia italiane me dy vite burg për vjedhje.
Të njëjtin gëzim, Basha ka shfaqur edhe pasditen e sotme, ku teksa ka postuar disa foto nga takimi, shprehet se ndihet i çliruar nga hijet e të shkuarës.
Ditë e mrekullueshme mes demokratëve të Fierit, të çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që për shumë gjatë na kanë mbajtur peng.
Demokratët kanë Zgjedhur Të Ardhmen, plot shpresë dhe besim se përmes vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike, ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë”, shkruan ai./CNA.al
















