Connect with us

Lajme

Kush është Ardian Muka, super kandidati i opozitës në Durrës! Pritet fitore e bindshme

Publikuar

më

PD përmes Komisionit të Rithemelimit ka sjellë për herë të parë në politikën shqiptare konceptin e primareve. Një model i marrë nga SHBA ku kandidatët për deputetë apo kryebashkiak dalin nga anëtarësia dhe nuk vendosen sipas interesave të kryetarit. Kështu po ndodh edhe për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, ku kandidatët e PD-së  së Komisionit të Rithemelimit do dalin nga vota e anëtarëve të partisë. Ditën e nesërme zgjidhen kandidatët dhe një nder bashkite me te medha ne vend si Durrësi, ka shumë shanse që pas 6 marsit ti takojë PD. Aty nga anëtarësi si kandidat potencial është zgjedhur urbanisti Ardian Muka, një ndër personalitetet e qarkut dhe me mbështetje të gjerë jo vetëm nga baza demokrate por efhe qytetarët durrsakë në tërësi.

Me një karrierë të shkëlqyer, Muka dallohet në Durrës si një njeri me vlera të rralla, jo vetëm brenda partiake, por mbi të gjitha qytetare. Sipas të gjitha gjasave, bazuar nga burimet pranë anëtarësisë në Durrës, nesër do jetë ai qē do të fitojë primaret brenda demokratëve, per të qenë kandidati zyrtar i Komisionit te Rithemelimit ne zgjedhjet e 6 marsit.

Muka njihet per mbeshtetjen qe gezon nga demokratet tradicionale te Durresit si Oerd Bylykbashi, Gazmend Oketa apo Igli Cara.

Krahas profesionalizmit, Muka është një individ pa asnjë lidhje me të shkuarën e errët komuniste. Për këtë ai ka marrë edhe konfirmimin nga autoriteti i dosjeve.

Më poshtë ju paraqesim CV e plote te Ardian Mukës, per te njohur me mirë figurën potenciale që do të surprizojë Durrësin në 6 mars.





NA NDIQ NË FACEBOOK