Connect with us

Lajme

Kryetari i komunës së Jegunovcës sulmon fizikisht që qytetar nga Shkupi?!

Publikuar

policia mpb

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme një shkupjan ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga kryetari i Komunës së Jugunovcit, ndërkaq kryetari i Komunës së Jugunovcit të njëjtën ditë ka raportuar se ka qenë i sulmuar verbalisht nga shkupjani.

“Dje në ora 11.40 në SPB Tetovë, personi M.M. (69) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 11.30
në komunën e Jegunovcës ka qenë i sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës. Të njëjtën ditë në
ora 14.50 në Policinë e Jegunovcës personi D.K. (44) nga Tudenca e Tetovës, kryetar i Komunës së Jegunovcës ka raportuar se rreth orës 11.30 në komunën e Jegunovcës personi M.M. nga Shkupi është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar verbalisht”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Nga SPB Tetovë shtojnë se të dy kallëzimet janë duke u proceduar për zbardhjen e plotë të rastit.

NA NDIQ NË FACEBOOK