Connect with us

Lajme

Komuna dhe qeveria nuk kanë bashkëpunim,“ping-pong” me problemet e qytetarëve

Publikuar

më

Pushteti vendor dhe ai qendror javët e fundit me një sërë akuzash të ndërsjella te kush është faji dhe kush është përgjegjës për zgjidhjen e problemeve të shkaktuara me rritjen e çmimit të energjisë elektrike me të cilat përballen qytetarët. Situata me transportin publik, rryma më e shtrenjtë dhe pasiguria me ngrohjen, janë pjesë e problemeve për të cilat autoritetet po e hedhin topin se kush është më kompetent për të gjetur zgjidhje. Komunikim i këtillë mes institucioneve e zvogëlon edhe më shumë besimin edhe ashtu të ulët të qytetarëve ndaj institucioneve. Nevojitet qasje e përbashkët për t’i zgjidhur problemet më lehtë, thotë analisti Marko Troshanovski, shkruan Alsat.

“Ky komunikim është vazhdimësi e retorikës polarizuese apo stilit të komunikimit mes aktorëve politikë ndër vite, gjë që çon në situatë të ndarjeve të forta të brendshme mes popullatës dhe rënie të madhe të besimit në institucionet dhe sistemit. Te qytetarët krijohen ndjenjë apatie, mosbesimi dhe mbi të gjitha pamundësi për t’u përballur me situatën dhe kjo seriozisht ndikon në kohezionin në shoqëri”- deklaroi Marko Troshanovski, drejtor i Institutit për Demokraci.

Qeveria kërkoi nga Qyteti i Shkupit dhe komunat në qytet që të ndajnë buxhet në mënyrë që të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve për faturat më të larta të ngrohjes. Por, Qyteti u deklarua jokompetent dhe ia kaloi përgjegjësinë Qeverisë. Javën e kaluar, edhe Ndërmarrja e Qarkullimit Publik kërkoi ndihmë shtetërore për të mbuluar shpenzimet e shtuara për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të metanit. Qeveria u përgjigj se përgjegjës për këtë është Qyteti i Shkupit. Edhe komunat kërkuan para nga buxheti qendror për të mbuluar një pjesë të faturave të energjisë elektrike, por deri më tani Qeveria nuk është përgjigjur zyrtarisht./Alsat

Shqipëri44 seconds ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme44 minutes ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme51 minutes ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë1 hour ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri3 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme3 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Kosovë4 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni4 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Maqedoni4 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri4 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë5 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme5 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

NA NDIQ NË FACEBOOK