Connect with us

Bota

Kokainë me vlerë 3 milionë euro në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Published

on

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasditen e sotme. Mediat bëjnë me dije se në momentin e ndalimit shqiptari i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh, është kapur me 21 kg kokainë.

Gjatë arratisjes ai u përplas me një tjetër automjet. Policia e vu në ndjekje të tij dhe në atë moment ai hodhi nga dritarja një zarf që u sekuestrua nga efektivët.

Mediat bëjnë me dije se nëse do shitej në treg, droga që u kap në makinën e shqiptarit do kapte vlerën e 3 mln eurove. Ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik droge dhe rezistencë ndaj policisë. /abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com