Connect with us

Lajme

Kodra e Diellit, sot vendi më i ftohtë dhe me më shumë borë

Publikuar

më

Shtresë më të lartë të borës prej 68 centimetra sot në mëngjes është matur në Kodër të Diellit. Vijojnë me 17 centimetra Hanet e Mavrovës, 14 Gjurishtë, 13 Krushevë, 9 Pozharan, 6 Demir Kapi, 2 Manastir, Prilep.

Në Kodër të Diellit është matur edhe temperatura më e ulët prej -16 gradë, -12 Hanet e Mavrovës, -11 Krushevë, -8 Prilep, Vinicë, Dibër, -7 Kriva Pallankë, – 6 Ohër, Pretor, Manastir, -5 Kumanovë, Tetovë, Shtip, Strumicë, -4 Shkup – Zajçev Rid, Shkup – Petrovec, Demir Kapi, Dojran -2 Gjevgjeli.

Sipas DPHM, sot pritet mot me diell dhe i ftohtë, paradite me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej -3 deri 6 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla dhe me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 1 gradë.

NA NDIQ NË FACEBOOK