Connect with us

Lajme

Këlliçi bën deklaratën e fortë/ Jap dorëheqjen nëse…

Published

on

Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se është gati të japë dorëheqjen nëse roja i dorëhequr i selisë së PD nuk e mund Lulzim Bashën me vota.

Nëse në një garë politike një anëtar një votë, roja i dorëhequr Pëllumb Matraku që dha dorëheqjen nuk e mund me vonë Lulzim Bashën Belind Këlliçi jep dorëheqjen nga mandati i deputetit. I qëndroj fije për pe kësaj që them”, tha ai.

I ftuar në studion e Abc news, Këlliçi ka folur për organizimin e protestës së ardhshme. Këlliçi zbulon se duhet të marrin masa për tu përballur me kryeministrin Edi Rama.

Mbetet i paqartë organizimi i protestës tjetër sepse duhet të marrim masa për t’u përballur me Edi Ramën.  Zoti Berisha në Shkodër rinis turin e takimeve në 12 qarqet”, ka deklaruar deputeti.

Këlliçi ka komentuar në lidhje me projektin e ndërtimit të kullave në truallin e selisë së PD. Ai shprehet se ka dëgjuar se bëhet fjalë për një projekt me një vlerë rreth 1.4 milionë euro.

Gjithashtu i është përgjigjur akuzave të Gazment Bardhit, i cili mbrëmë në Opinion u shpreh se për këtë projekt ka dijeni Sali Berisha.

Këlliçi iu ka bërë thirrje që nëse kanë fakte t’i bëjnë publike.

“Çështja e kullave është që unë e kam parë përmes mediave, Nuk i besoj teoritë konspirative. Janë hedhur 1.4  mln euro për projektin e kullave në PD. Uroj të mos jetë i vërtetë nga ky projekt. Kam dëgjuar nga fraksioni i vulës që është i përfshirë Berisha. U bëj thirrje nëse kanë edhe një fakt ta bëjnë publike. Ky projekt tenton ta kthejë opozitën në kullë”, tha ai.

Ndër të tjera, Këlliçi ka treguar se të hënën do të jetë prezent në Kuvend./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com