Connect with us

SKENA

Ish-at e VIP-ave që po bëhen VIP-a me tradhëtitë e tyre

Publikuar

“A e dini kush është baba i fëmijëve të Arjolës”, “Ja Kush është  babai i djalit të Bora Zemanit?, “A e dini me kë ka bashkëjetuar Monika Lubonja? “Kush është biznesmeni shqiptar më të cilin Arbana Osmani ka një djale”….etj.etj.

Këta jane disa prej titujve të shpeshtë që po i lexojmë në portale dhe në medie kohëve të fundit.

Me tituj dhe shkrime të tilla sikur po u bëhet jehonë dhe një reklamim deri në nivel të VIP-ave atyre ish- burrave të disa prej “yjeve” të ekraneve tona.

Dhe asgjë nuk do të kishte të keqe sikur veprimet e tyre, tradhëtia, ndarja apo prishja e bashkëshortësisë të mos kishin pasoja, fëmijë jetimë pa babë dhe familje e fëmijë me prindër të ndarë?

A e meritojnë gjithë këtë famë, këta ish-a të VIP-ave?

Sigurisht se jo!

Nëse jo për tradhëtitë dhe aventurat e tyre të dashurisë, së paku për faktin se kanë lënë femijë jetimë pa babë.

Madje duke “vrapuar” pas ish-ave te VIP-ave sikur i anashkalojmë fëmijët e tyre, jetën e tyre me prindër të ndarë, mbase edhe sakrificat dhe odisejadat e fëmijve të tyre të lënë jetimë!

Fundja, pse nuk kemi ndonjë shkrim dhe reagim për veprimet e tyre, për tradhetitë e tyre, për ndarjet pa arsye të tyre, për

mungesën e ndjenjës prindore të tyre ndaj fëmijve të tyre të lënë jetimë!

Pra pse duhet të bëhën aktualë ish-at e VIP-ave?

Për një grusht klikime?

Në këtë drejtim fajtorë janë edhe VIP-at të cilat me të shpeshtë i përmendin ata, ish-at e tyre, paçka se si në rastin e Ariola Demirit në sensin negativ dhe në demistifikimin e sjelljeve të tyre.

Por ka edhe të atilla, si puna e Bora Zemanit e cila në ditëlindjen e saj e fton për të bërë muzikë ish-burrin e saj?

Duket se ajo nuk ka pasur parasysh së paku ndjenjën e djalit të saj të mitur, kur në ditëlindjen e mamit merr pjesë edhe babai i tij që e ka lënë jetimë e që nuk kujdeset më për atë si djalë!

Të degjeneruarit, të shkurorëzuarit dhe ata që lënë fëmijë jetimë, nuk e meritojnë të jenë VIP-a, së paku jo në kuptimin pozitiv të fjalës./Botapress.info/