Connect with us

Lajme

“Irriton lëkurën”/ Nuk ishte gaz lotsjellës, ja çfarë përdori Basha për të zbrapsur mbështetësit e Berishës

Publikuar

Partia Demokrati është përfshirë nga një përplasje e pazakontë ditën e sotme midis demokratësh, ku për gati tri orë situate ka qenë mjaft e tensionuar.

Grupi i Bashës ishte Brenda në seli, ndërsa mbështetësit e Berishës kërkon që të merrnin “kështiellën” me dhunë, shkruan maska.al

Teksa tentonin për të hyrë brenda selisë së PD-së, mbështetësit e Berishës janë sulmuar me sende të forta dhe spraj që përdoret kundër arinjve dhe fikëse e zjarri që u komentua edhe si gaz lotsjellës gjerësisht në media.

Burime të besueshme për Maska.al bëjnë me dije se nuk ka pasur përdorim gazi lotsjellës nga mbështetësit e Bashës, por pluhur që irriton lëkurën dhe të jep djegje të fortë lëkure.

Pluhuri ka qenë i ndarë në qese të vogla të cilat çaheshin lehtësish dhe kanë përdorur fikëset e zjarrit për ta përhapur./Maska.al/

NA NDIQ NË FACEBOOK