Connect with us

Lajme

Intervista e Kim/ Bushati: Konfirmoi standardin e dyfishtë për të cilën e akuzojnë

Publikuar

Gazetari dhe analisti Andi Bushati, e ka cilësuar intervistën e ambasadores Yuri Kim në ‘Now’ me Erla Mhillin, si konfirmim të qartë të akuzave që shpesh i bëhen asaj në shqipëri.

Në postimin e tij në Facebook, Bushati shkruan se intervista e Kim nuk solli asnjë suprizë nga sa ajo sillet ccdo ditë në politikën shqiptare, pasi kur i kërkon të flasëpër palën që do të brojë ruan standardet, por kur bëhet fjalë për ata që do të godasë, i harron skrupujt diplomatikë.

Sipas Bushatit, Kim tani po kërkon vetë të dalë në media për të konfirmuar standarin e dyfishtë për të cilin e akuzojnë.

Postimi i Bushatit:

Ambasadore me bazike hiperfuqia nuk ka sjelle ndonjehere ne kete vend.

Kur pyetet per mekatet e pales qe do te mbroje, ruan standartin “s’ me takon mua te komentoj”, kur duhet te godase, i haron keto skrupuj diplomatike.

Pra, kerkon vete te dale ne nje interviste, per te konfirmuar standartin e dyfishte per te cilin e akuzojne

NA NDIQ NË FACEBOOK