Connect with us

Shqipëri

Ilir Meta plas bombën: Lulzim Bashën nuk e votoi as nusja e vet ndërsa unë dhe nusja ime….

Publikuar

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ai dhe Monika Kryemadhi kanë bërë shumë për kreun e opozitës, Lulzim Basha.

I ftuar në Euroneës, Ilir Meta u shpreh se ka bërë shumë për Bashën ai dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi, e cila ka djegur 19 mandate pasi i dha fjalën. Meta thotë më tej me ironi se ndoshta aq sa ka bërë Monika nuk ka pasur mundësi të bëjë as vetë bashkëshortja e Bashës, e cila nuk ka arritur ndoshta as ta votojë.

“Sa kam bërë unë për Lulzim Bashën, pas Sali Berishës, unë jam i dyti që kam bërë shumë për të. Sa ka bërë gruaja ime për të, as gruaja e vet nuk ka bërë se ndoshta nuk ka pasur mundësi t’i japë as votën e saj. Gruaja ime shkoi dogji 19 mandate për të“, tha ai.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK