Connect with us

Uncategorized

I plagosuri tregon si shpëtoi atentatit në Don Bosko, droga shkak i krimit

Publikuar

Droga dyshohet se êshtë shkaku i vrasjes së Erion Çelës dhe plagosjes së katër personave në Don Bosko. Kjo pistë sipas TCh është ngritur për shkak të skedës kriminale që Edmond Crroji ka në trafikun e lëndëve narkotike në Itali. Urim Crroji (Andi Duka) i vëllai Edmond Crroi ka bërë burg për shitje narkotikësh në Itali dhe në Francë për trafikim të qenieve njerëzore. Në dëshminë e tij ai ka treguar se Erioni i cili mbeti i vrarë dhe Blerimi i cili u plagos rêndë janë marrë me tregtim të lëndëve narkotike në Itali.

Ndërsa Arben Dani i cili mbeti i plagosur nê lokal ka treguar se ka qenë në një tavolinë tjetër kur aty ka mbërritur Edmond Crrroji dhe iu është bashkuar të afërmeve që e frekuentonin shpesh lokalin pasi Erioni kishte biznesin e tij tabachino pak metra larg lokalit.

30 minuta mbasi mbërriti Edmondi dëgjuam krisma dhe pashë që u plagosa në këmbë.

Më tej ai ka treguar se i plagosur ka shkuar zvarrë në tualet dhe ka pritur derisa ka mbaruar breshëria e plumbave. Pastaj ai është hedhur nga dritarja ju thyen xhamat nga plumbat dhe shkoi vetë ne spital. Mësohet se Edmond Crrojit i janë gjetur me vete 1 bllok jeshil me shënime shifrash dhe rreth 1650 euro. Policia ka sekuestruar telefonat e gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe kamerat e lokalit por nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët.

NA NDIQ NË FACEBOOK