Connect with us

Lajme

Hodhën fishekzjarre nga Mercedes teksa bënin drift, kuksianët e “djegin”

Publikuar

Këtë Vit të Ri kuksianët e kanë “djegur”. E themi këtë pasi ditën e sotme u tha se 40 persona u paraqitën në urgjencë me probleme shëndetësore për shkak të tej konsumit të alkoolit.

Ndërkohë, tashmë një video ku shfaqen disa të rinjë që bëjnë drift me Mercedes në mes të qytetit, ndërsa nga xhamat hedhin fishekzjarre po bën xhiron e rrjetit.

Por, këto skena kanë zgjatur vetëm pak minuta për shkak se uniformat blu u janë vënë në ndjekje kuksianëve.

Nga Policia e Kukësit nuk ka informacion sesi është proceduar me këta të rinj.

NA NDIQ NË FACEBOOK