Connect with us

Lajme

Gjuha kërcënuese e Veliajt/ Paloka: Po kontrollojnë SPAK-un, po e përdorin duke i’a ndërsyer kundërshtarëve

Publikuar

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri tv deputeti i PD-së Edi Paloka ka folur në lidhje me audio-skandalin e Erjon Veliajt,ku ka konfirmuar se kontrollon SPAK dhe drejtësinë e re dhe e përdorin atë për interesat e tyre duke i’a ndërsyer kundërshtarëve të tyre.

Paloka tha se skandali mbi skandalin është fakti i konfirmuar tashmë ajo që opozita ka denoncuar prej kohësh, i kapjes së drejtësisë.

‘Veliaj jo vetëm ka konfirmuar që SPAK apo ‘drejtësinë e re’ e paska në dorë dhe mund ta përdorë si qen sulmi ndaj kujdo që i intereson atij, por fakti është se këto nuk janë vetëm fjalë, por sot është vepruar, pra prokuroria ka hapur një vepër penale siç paralajmëroi Veliaj’, theksoi Paloka.

Paloka: “Sot kam pasur dy reagime. Një reagim e kam pasur para se të dilte audio-përgjimi kur prokurori paska nisur hetimet ndaj Presidentit të FSHF-së dhe ajo që rezultoi pas audio-përgjimit është një skandal kompleks me disa skandale brenda dhe nga kjo është ndërhyra e politikës në çështjet e FSHF-së e cila është e ndaluar tërësisht. Si këtë apo gjuhën e përdorur nga Veliaj, nuk e shoh problemin kryesore te ajo që kam dëgjuar nga ai përgjim sot, por ajo që doja të nxirrja si skandalin mbi skandalin, është fakti i konfirmuar tashmë ajo që opozita ka denoncuar prej kohësh, i kapjes së drejtësisë.

Veliaj jo vetëm ka konfirmuar që SPAK apo ‘drejtësinë e re’ e paska në dorë dhe mund ta përdorë si qen sulmi ndaj kujdo që i intereson atij, por fakti është se këto nuk janë vetëm fjalë, por sot është vepruar, pra prokuroria ka hapur një vepër penale siç paralajmëroi Veliaj, pra SPAK ka zbatuar urdhrin e Veliaj dhe kanë ndodhur një rresht aktesh skandaloze që tregojnë se gjithë shteti është ngritur në këmbë për të bërë këtë luftë të shpallur, jo thjesht ndaj Armado Dukës, se e nxori Veliajt nëpërtë se është një institucion që nuk pyeska për ata, pra që është një ishull që ende nuk është kapur.

Ky është shqetësimi kryesor i tyre. Veç të tjerave se Armando Dukës i kanë shkuar tatimet në biznes i kanë vajtur edhe disa biznesmenëve të tjerë që janë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Ju kanë vajtur tatimet dhe policia. Disa delegatë që duhet të votonin sot janë ndaluar nëpër komisariate dhe janë mbajtur në ndalim derisa ka mbaruar votimi. Rama për punë të pista përdor Erjon Veliajn. SPAK dhe drejtësinë e re jo vetëm e kontrollojnë por ja ndërsejnë kundërshtarëve të tyre”.

Lajme49 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri7 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK