Connect with us

Tech & Auto

Franca gjobit Google-n dhe Facebook-un me 210 milionë euro

Published

on

Mbikëqyrësi francez i privatësisë së të dhënave ka gjobitur kompanitë Google dhe Facebook me 210 milionë euro të kombinuara, pasi ua ka bërë të vështirë përdoruesve për të ndaluar kompanitë që të ndjekin aktivitetin e tyre në internet.

Komisioni Kombëtar (CNIL) tha të enjten se kishte gjobitur Google me një rekord prej 150 milionë eurosh për faktin se ua kishte vështirësuar përdoruesve të internetit të refuzonin cookies. Komisioni po ashtu e gjobiti Facebook-un me 60 milionë euro për të njëjtën arsye.

“Kur pranoni skedarë ‘cookie’, kjo bëhet vetëm me një klikim. Refuzimi i cookies duhet të jetë po aq i lehtë sa pranimi i tyre”, tha Karin Kiefer, kreu i mbrojtjes së të dhënave dhe sanksioneve të CNIL.

Mbikëqyrësi tha se faqet e internetit facebook.com, google.fr dhe youtube.com nuk lejonin refuzimin e lehtë të cookies.

“Duhen disa klikime për të refuzuar të gjitha cookie-t, në krahasim me një të vetme për t’i pranuar ato”.

Pëlqimi paraprak i përdoruesve të internetit për përdorimin e cookies është një shtyllë kryesore e rregullores së BE-së për privatësinë e të dhënave dhe një përparësi kryesore për CNIL, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Komisioni tha se kompanitë kishin tre muaj për të përmbushur urdhrat e saj, duke përfshirë lehtësimin e përdoruesve francezë që të refuzonin cookie-t, ose të përballeshin me pagesa shtesë prej 100 mijë eurosh për çdo ditë vonesë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com