Shqipëri
FOTO: Ja kush është personi që vendosi Tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Policia e Durrësit arrestoi mbrëmjen e sotme një të ri, të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Policia thotë se ka arrestuar Arlen Hasanaj, personi që shihni në foto, banor i lagjes 4 të Durrës, lagje ku banon dhe kreu i FSHF-së.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku i riu u filmua nga kamerat e sigurisë në momentin e vendosjes së një sasie shpërthyese pranë portës së banesës së kreut të FSHF-së.
















