Connect with us

Lajme

FOTO/ Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit përpiqen të futen në selinë e PD-së, Basha i sheh nga kafja

Publikuar

Një prej personave që nuk u futën dot në seli, Aldo Bumçi, tha se kjo sjellje i shërben vetëm Edi Ramës.

“Kemi ardhur bashkë me zotin Strazimiri, zotin Ivi Kaso me drejtuesit e 3 degëve të Tiranës, 1, 3 dhe 7. Këto janë zonat që kemi mbuluar me dhe kishim caktuar një mbledhje pune dhe vend tjetër përveç PD-së, shtëpisë sonë nuk ka. Kjo është kthyer në një bunker, që s’ka ndodhur as në ditët më të vështira, as në ‘97. Për herë të parë në 30 vjet, Basha ka mbyllur dyert. Kujt të mire publike i shërben kjo? Nuk i shërben askujt që opozita të kthehet të bunker, në burg, përveç Bashës që të mbajë karrigen tij dhe Edi Ramës. Ai është mbret aty për sa kohë ky njeri është këtu. Kjo është kriminale, projekti për të zhdukur opozitën. Por kjo është opozita e Lulzim Bashës, opozita e vërtetë është ajo e ‘Air Albania’”, tha Bumçi në një prononcim për gazetarët nga oborri i selisë.

Ai shtoi se ditën e Shtunë – kur është thirrur protesta para PD-së – se demokratët do e kthejnë selinë në shtëpinë e lirisë.

Një apel e bëri dhe për figurat politike në PD që mbështesin Bashën:

“Ata që mbështetin zotin Basha janë njerëz politik s’mund të sillen sikur është çështje mes Bashës dhe Berishës, jo, kanë votuar 44 mijë demokratë. 10 përqind e partisë s’mund të dhunojnë 90 përqind”.

Nga gazetarët iu kujtua deklarata e djeshme e Gazment Bardhit, i cili tha se dyert janë kyçur për shkak punimesh dhe për tu futur në seli duhet lajmëruar administrata. A morët leje – u pyet Bumçi.

Ku ta marrim lejen te e-Albania për të hyrë në PD? – u përgjigj ai.

Gent Strazimiri tha se Basha dhe grupi i tij nuk kanë ndërmend të bëjnë betejë kundër qeverisë.

“S’kanë ndërmend të bëjnë beteje, në datë 8 do marrin xhevapin”, u shpreh.

“Me datën 8 janar do të jenë 44 mijë demokratë që do të hyjnë në seli. Kjo është shtëpia e demokratëve, askush nuk mund ti zbrasë oborrin dhe godinën e PD”, shtoi ai.

Lajme31 seconds ago

Seferi: Po vazhdon kujdesi për gjelbërimin urban në Çair, po krasiten drurët në bulevardin “Cvetan Dimov” Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Muamer Seferi, ka njoftuar se ekipet në terren po vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen e gjelbërimit urban në Komunën e Çairit. Sipas Seferit, sot po realizohet krasitja e drurëve përgjatë bulevardit “Cvetan Dimov”, një aktivitet që synon rritjen e sigurisë, mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe përmirësimin e pamjes së mjediseve publike. “Vazhdojmë me përkushtim kujdesin për gjelbërimin urban në Çair. Sot po realizohet krasitja e drurëve përgjatë bulevardit ‘Cvetan Dimov’, një aktivitet i rëndësishëm për sigurinë, mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe pamjen e rregullt të hapësirave publike”, ka shkruar Seferi. Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë me aktivitete të ngjashme edhe në zona të tjera, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër, më të sigurt dhe më funksional për qytetarët.

Maqedoni30 minutes ago

Moti sot, me diell

Shqipëri10 hours ago

“Zvërneci nuk është më kauzë”, Luarasi: Protesta kërkon të ikë establishmenti i vjetër, duan politikë të re

Kosovë10 hours ago

Bëhen bashkë ish-presidentët amerikanë, katër miq të Kosovës ndër vite

Lajme10 hours ago

Shtetasi serb „fluturonte“ me 188 km/h në autostradën Kumanovë–Shkup, policia i konfiskon Porsche-n!

Lajme10 hours ago

VLEN: BDI nuk mbështeti Universitetin “Nënë Tereza”

Maqedoni10 hours ago

Taravari: Mos u lodhni me Komisionin e Venecias, Raporti EVROPIAN foli qartë!

Religjion10 hours ago

Salavatet si zgjidhje për të gjitha problemet

Lajme13 hours ago

Adnan Azizi: Ja disa të vërteta për zullumin e BDI-së

Lajme13 hours ago

Eljesa Neziri nderohet për kontributin në mbrojtjen e rubinit si gur gjysmë i çmuar kombëtar

Lajme15 hours ago

Bela: Ndryshimet në Statutin e UNT-së forcojnë zhvillimin dhe zgjerimin akademik të universitetit

Lajme16 hours ago

Aksion i madh në Shkup: 12 të arrestuar, 5 në arrati, i shkaktuan FFM-së dëm prej mbi 180 milionë denarë

NA NDIQ NË FACEBOOK