Shqipëri
Fjala e Berishës në Kuvend “sikletos” mbështetësit e Bashës: Të hetohen dy krerët e Meduzës, Lul Brava dhe Edvin Rama për pastrim parash

Pas shfaqjes së tij në kuvend prej më shumë se katër muajsh mungesë, ish kryeministri, Sali Berisha nuk ka humbur kohë për të mbajtur fjalimin e tij të parë, i ulur në karriget e fundit të grupit parlamentar të demokratëve.
Në fjalimin e tij të parë, Berisha nuk la pa sulmuar kreun e PD Lulzim Bashën dhe kryeministrin Edi Rama duke i etiketuar si “dy krerët e meduzës” të cilët sipas tij duhet të hetoheshin për pastrim parash. Berisha tha se Rama kishte mbyllur çështjen e Bashës në gjykatën e Apelit të Tiranës dhe prandaj për këtë çështje duhet të ngriheshin komisione hetimore.
Padyshim që fjala e mbajtur nga Berisha solli shqetësim të dukshëm në fytyrat e deputetëve demokratë të rreshtuar krah Bashës.
Ish kryeministri, Sali Berisha në Kuvend: Mendoj se në trajtimin e këtij problem, sot paralamenti duhet të ndalet në dy krerët e meduzës. Kreun e Meduzës, Edvin Kristaq Rama i akuzuar ndërkombëtarisht për larjen e 200 milionë eurove në zonat OFshore. Por jo më pak Lul Brava I cili u hetua nga prokuroria e Tiranës dhe më pas iu mbyll hetimi. Pra nëse duhet të bëhemi serioz në luftimin e këtij krimi duhet tëvendosen në hetim të plotë si kreun e meduzës ashtu edhe pengun e tij Lul Brava të cilit ja mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatën e Lartë me urdhër të veçantë .
Larja e parave të pista është investimi kryesor nga narko-qeveritarët me bashkëpunëtorët e tyre. 3 orë protestuan ata që po ushemben shtëpitë se në trojet e tyre po ndërtojnë kulla. Në mënyrë absolute shtëpitë e tyre u shkatërruan në kundërshtim me ligjet e Kushtetutës. Por klepto kracia në pushtet nuk ka zëmër. Prandaj gjykoj që këto ligje të ridimensionohen, Një komision hetimor për të hetuar kreun e Meduzës dhe Lul Bravën.
Vijon…
















