Connect with us

Lajme

Familja Dervishi mbeti në rrugë! Zjarri dogji gjithçka, Kasami premton ndihmë

Publikuar

më

Ky është Bekim Dervishi. Gjithçka që i ka mbetur nga shtëpia janë këto rroba. Shtëpia në të cilën ishte vendosur me qira mbrëmë u përfshi nga zjarri, bashkë me tre shtëpi të tjera. Ai tani bashke me gjashtë anëtarët e familjes ka ngelur në rrugë dhe nuk di nga t’ia mbajë. Lutja e vetëme e tij është të gjejë një një dhomë për t’i kaluar këto ditë të ftohta.

“Zgjidhje tjetër unë nuk kam ku të shkojë. Unë shpresën e kam pasur në këtë shtëpi që kemi qëndruar me qira edhe unë shtëpi tjetër nuk kam. Nuk kam vend tjetër. Unë vetëm këtë e kam tjetër s’kam, ne jemi shtatë anëtar, e kam vajzën, gruan, gjyshen edhe babagjyshin. Edhe unë kam një apel tek të gjithë myslimanët që nëse mund vetëm një dhomë ta kem që të vendos kokën me vajzën time edhe familjen time. Edhe asgjë tjetër mua nuk më duhet vetëm të kem një dhomë për vajzën, për familjen time”, tregon Bekim Dervishi.

Nga njësia e zjarrfikësve gjatë natës në mbrëmshme thanë se kanë intervenuar shpejtë.

“Ne kemi marr masa të menjëhershme dhe kemi dalë me katër makina, dhe 15 zjarrfikës. Në vend ngjarje kemi arritur me një shpejtësi të madhe edhe kemi bërë maksimumin. Njëherë për ta fut nën kontrollin tonë dhe pastaj për ta lokalizuar zjarrin. Fatmirësisht në këtë fatkeqësi të lënduar nuk kemi, apo viktima”, njoftoi Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve.

Edhe kryetari i Komunës së Tetovës ishte mbrëmë në vendngjarje.

“Më lejoni që të falënderoj zjarrfikësit që në këto kushte dimri ata në mënyrë urgjente njëherë kanë mbrojtur jetën e njerëzve që kanë qenë për këto moment në këtë shtëpi edhe sigurisht që ne do përkujdesemi që ata që janë të dëmtuar të jemi pranë tyre, dhe t’i sistemojmë në kushtet të cilët gjenden”, premton Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

Pronari i shtëpisë ka marr disa lëndime të lehta apo djegie të shkallës së parë. Gjatë natës së mbrëmshme ka marr ndihmë mjekësore në spitalin klinik të Tetovës.
Shkaqet e zjarrit akoma nuk dihen./TV21

Shqipëri23 minutes ago

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Lajme1 hour ago

U braktis si foshnje në rrugë/ Kjo është historia e banores së BBVK-së

Maqedoni2 hours ago

Përplasje e rëndë pranë Spitalit të Qytetit, dërguesi i “Wolt”-it në gjendje të rëndë

Shqipëri2 hours ago

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Kosovë3 hours ago

Avokati i Liridona Ademajt: Murselit dhe Plavës do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm, Kokalla u privilegjua deri në fund të procesit

Lajme4 hours ago

Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara

Maqedoni5 hours ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri5 hours ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme6 hours ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Kosovë6 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni7 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme8 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

NA NDIQ NË FACEBOOK