Connect with us

Lajme

Ekzekutimi i Xhuljo Prengës, pistoleta TT e autorëve gjendet në depozitën e Redion Hysës

Publikuar

më

Pistoleta tip “TT”, me të cilën u ekzekutua efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela, është gjendur brenda një depozite uji, që ndodhej në banesën e shtetasit tashmë të arrestuar, Redion Hysa.

Pikërisht në depozitën e ujit, policia e Lezhës mundi të gjejë dhe një armë tip kallashnikov, ku rezultoi më pas se automatiku, ishte përdorur në ngjarjen e datës 28 dhjetor 2020, kur ishte qëlluar me 28 plumba karburanti dhe trajleri i markës “Man” që është në pronësi të një subjekti privat në Lezhë.

“Ora News”, siguron dosjen e policisë së Lezhës ku flitet se Redion Hysa, fillimisht u arrestua nga policia në datën 28 dhjetor 2020 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me armë”.

Së bashku me të u arrestua për “Kanosje me armë” dhe kushëriri i Redionit, Sokol Hysa.

Por më pas përgjegjësia penale e Redioin Hysës, u rëndua në muajt në vijim, pasi njëra nga armët, pistoleta e gjetur në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarracën e shtëpisë së tij, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhuliano Prela.

Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë, efektivi i policisë. Madje ekspertët, shtojnë se edhe predha, që i ka marrë jetën punonjësit të policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjendur në banesën e Redion Hysës.

Për këtë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës në depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por ai ka preferuar të mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim rreth provave të siguruara nga policia dhe prokuroria.

Sipas hetimit të kryer dhe dëshmisë së punonjësve të karburantit ku ka ndodhur vrasja e Xhuliano Prelës, mesnatën e krimit rreth orës 02:00, kanë qenë dy makina njëra fuoristradë dhe tjetra tip “Golf 3”, e përshtatur për gjueti. Makina tip “Golf 3” që rroja i karburantit ka treguar qysh në 5 dhjetor në polici, aktualisht është e bllokuar dhe i përket pikërisht, Redion Hysës.

Ndërsa vetëm 23 pas vrasjes së punonjësit të policisë Xhuliano Prela, pikërisht në karburantin ku dhe ka ndodhur ngjarja, është regjistruar në mesnatë një ngjarje e dytë, duke u mitrajluar me 28 plumba kallashnikovi kamioni tip “Man” dhe fasada e karburantit.

Arma me të cilën është qëlluar në këtë ngjarje ju gjend në depozitën e ujit, pikërisht Redion Hysës.

Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë Lezhë, Hysa në këtë ngjarje ka qenë së bashku me kushëririn e tij, Sokol Hysa. Qëllimi i tyre ka qenë për të kanosur punonjësin e karburantit që ka dëshmuar se mesnatën kur u vra polici Xhuliano Prela, kanë qenë dy makina dhe jo një makinë e vetme.

Njëherësh, jo zyrtarisht pranohet nga burime pranë policisë se Sokol dhe Redian Hysa, kanë dashur të rrëmbenin dhe DVR-të, ku mbahen të ruajtura pamjet filmike.

Tashmë të dyja këto ngjarje, si vrasja e policit Xhuliano Prela dhe goditja me armë e karburantit ku ndodhi ngjarja, janë bashkuar në një dosje të vetme. Ndërsa prokuroria ka ngritur akuzën e “Vrasjes me Dashje” për Redion Hysën, “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” në dy raste, “Kanosje me armë” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërsa për kushëririn e tij, Sokol Hysa, është ngritur akuza e “Kanosjes me armë” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Ndërsa personi i vetëm që qëndronte në burg, Nikoll Sherniku, është liruar nga qelia duke ju caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe se aktualisht është marrë i pandehur për akuzën e “Moskallzimit të krimit”. Briland Martinaj, i cili u shpall në kërkim qysh prej dhjetorit 2020, si autor i dyshuar i vrasjes, është lënë i lirë dhe se akuza ndaj tij, është pushuar me kërkesë të prokurorisë. (Faxweb.al)

Kosovë19 minutes ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni19 minutes ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë44 minutes ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni1 hour ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri2 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme3 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

Lajme3 hours ago

Kurtishi: Për të marrë rrogën, duhet të vish në punë, nuk shkon: edhe patriot edhe hajdut

Lajme3 hours ago

Këshilli Fiskal alarmon: Sistemi pensional nën presion – deficiti arrin 5.2% të PBB-së, reformat nuk mund të shtyhen

Lajme4 hours ago

Sulejmani: Punimet në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë drejt përfundimit

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim

Maqedoni4 hours ago

Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve

Shqipëri4 hours ago

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

NA NDIQ NË FACEBOOK