Connect with us

Kulturë

E TRISHTË! Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar

Published

on

TIRANË– Ditën e sotme ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij ku ka njoftur për humbjen e jetës së babait të tij.

“Shokë dhe miq të babit tim , DEMIR GJERGJI , me dhimbje të madhe ju njoftoj se babi nderroi jete !Homazhet do të Kryhen diten e Marte nga ora 8:30 tek Shtëpia ,me pas do e shoqerojme për ne banesen e fundit !Faleminderit”, shkruan i biri.

Me origjinë nga Devolli i Korçës, Gjergji e kalon fëmijërinë në Manëz të Durrësit aty ku kryen dhe shkollën fillore, për të vazhduar më pas arsimin e mesëm në Berat. Gjatë periudhës së shkollë së mesme ai dallohet për pasionin për poezinë dhe letërsinë dhe menjëherë angazhohet në shtypin e shkruar. Shkrimi i tij i parë ka qenë një reportazh i cili botohet në gazetën “Zëri i Rinisë” për të vazhduar më pas me plot shkrime në gazetën “Drita”, “Adriatiku” dhe revistën “Nëntori”.

Në këtë kohë Demir Gjergji fillon të shkruajë dhe poezitë e tij të para, të cilat po ashtu i botohen në gazetat e kohës.

Demir Gjergji, është një emër i njohur në letrat shqipe, ku për dy dekada shërbeu si gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media