Connect with us

Lajme

E rëndë në Vlorë/ Dy makina bënin gara, njëra humb kontrollin dhe përplaset me mjetin e parkuar, plagosen nënë e bir

Publikuar

Mbrëmjen e sotme është shënuar një aksident i rëndë brenda qytetit të Vlorës.

Sipas informacioneve dy automjete po bënin gara me njëra tjetrën, për pasojë njëra prej tyre ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një makinë të tretë duke lënë të plagosur një grua dhe një djalë.Dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK