Connect with us

Bota

E rëndë në Greqi/ 16-vjeçari vret aksidentalisht xhaxhanë, më pas qëllon edhe veten

Publikuar

Një 16-vjeçar vrau aksidentalisht xhaxhanë e tij në Greqi, teksa kishin shkuar për gjah.

Pas krimit, ai qëlloi me armë zjarri edhe veten e tij. Ai iu nënshtrua një operacioni në spitalin e Artës, dhe mësohet se gjëndja shëndetësore e tij paraqitet e rëndë.

Pjesëtarët e tjerë të gjuetisë, mes tyre babai dhe vëllai i 16-vjeçarit, kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Tragjedia e rëndë është regjistruar pak pas orës pesë e gjysmë të pasdites së të dielës në digën e vogël të Artës.

Mediat greke shkruajnë se adoleshenti  e ngatërroi xhaxhanë me një derr të egër.

Pasi dëgjuan të shtënat, babai i 16-vjeçarit vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte.

Kur babai iu afrua të miturit duke e pyetur se çfarë kishte ndodhur, ai shkrepi armën drejt vetes.

NA NDIQ NË FACEBOOK