Lajme
‘Dorëzoi policin tek bandat, e dogjën të gjallë’/ Dëshmia tronditëse për Sokol Bizhgën

Një dëshmi tronditëse bëhet publike për shefin aktual të FNSH, Sokol Bizhga.
Është avokati Kujtim Cakrani që, i ngacmuar nga denoncimi i Alban Hoxhajt në Çim Peka Live në Syri Tv për dhunën e mercenarëve të Bashës dhe policisë së Ramës, shokon me një postim në rrjetet sociale.
Ai thotë se Sokol Bizhga ka dorëzuar te bandat në vitin 1997 në Sarandë, oficerin e policisë, Gjergji Mehmeti, të cilin ata e dogjën të gjallë.
Postimi i Avokatit Kujtim Cakrani
Duke parë dhe dëgjuar Alban Hoxhaj të plagosurin nga policia në protestë 8 janarit, them dhe këmbëngul që Policia Shtetit dhe Garda e Republikës përbëhet nga banditë më uniformë më shërbim të partisë shtet.
Doli në skenë polici Sokol Bishga, me prejardhje nga familje thellësisht Enveriste.
Në vitin 1997 dorëzoi bandave revolucionare në Sarandë oficerin e policisë Gjergji Mehmeti, ku më pas e dogjën të gjallë.
Ky është shteti Edi Ramës që vetëm me demokracinë ska asnjë lidhje.



















