Të ardhurat e paguara në vitin 2021, siç informojnë nga Drejtoria e doganave, janë më të mëdha për 24,7 për qind në krahasim me vitin 2020, respektivisht për 12,81 për qind në krahasim me vitin 2019.
“Drejtoria e doganave edhe në vitin 2022 do të jetë e fokusuar në implementimin e masave dhe aktiviteteve, të cilat janë në drejtim dhe kontribuojnë për disiplinë të rritur financiare dhe pagesë të të ardhurave nga të gjithë pjesënmarrësit në procedurat doganore”, thonë nga Drejtoria e doganave.

















