Connect with us

Shqipëri

Deputeti pranë Berishës tregon çfarë fshihet pas ultimatumit që iu dërgua Bashës dhe çfarë do ndodh në 8 Janar

Publikuar

Demokrati Luan Baçi nuk e cilëson ultimatum afatin që Komisioni i Rithemelimit i ka lënë kryedemokratit Lulzim Basha për t’u larguar nga drejtimi i partisë. Baçi tha për MCN se vendimi i anëtarësisë është legjitim dhe i padiskutueshëm.

Nuk është ultimatum, është thjesht kujtesë që i bëhet deputetit Basha që nuk arrin të kuptojë vendimet që merr një organ.
Që nga 11 dhjetori, Basha është thjesht deputeti Basha. Vendimi i 11 dhjetorit, i mirë apo i keq, i drejtë apo i padrejtë është marrë nga anëtarësia. Do të shpresoja që Basha të bashkohet me demokratët. Nga kryetar e kanë larguar kuvendi dhe anëtarësia.
Nuk është ngjarje e jashtëzakonshme të ikësh nga kryetar. Nuk u bë analizë, nuk pati reagim pas 25 prillit. Zoti Basha mban përgjegjësi të rëndë.
Basha duhet tu bëjë thirrje demokratëve të vijnë te PD. Demokratët janë të bashkuar dhe kanë një mendim: PD duhet të riformatohet.”, shprehet Baçi.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK