Connect with us

Lajme

Deputetët që folën pro Bashës: DEBATET në Kryesinë e PD, kërkesat: Kriminelët s’kanë vend

Publikuar

TIRANË– Në mbledhjen maratonë të Kryesisë së Partisë Demokratike e cila nisi ditën e djeshme në orën 18:00 dhe përfundoi në orën e para të mëngjesit nuk munguan debatet. Në mbledhje u vendos unanimisht për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe anëtarëve të Grupit të Rithemelimit. Deputetët demokratë, me në krye Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën vendosën unanimisht për shkarkimet nga partia dhe për pezullimet që u bënë ndaj grupit të Berishës, pjesmarrës në protestën e zhvilluar më 8 Janar në oborrin e selisë blu.

DEBATET:

Grida Duma: Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. S’mund të na mbajë peng me këto komplekse askush! Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me një ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. artia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet t’i flasë të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe t’i japë vendin më të sakrifikuarve e t’i njohë meritën atyre që i duhen partisë.

Ervin Salianji: Ky diferencim duhet te jetë edhe për të mos perjashtuar në bllok, duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jenë aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak te zhgenjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill. Nxitja për dhune dhe perkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rrezikimin e jetës dhe eleminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar në por ata.

Kreshnik Çollaku: Që nga fillimi i kësaj krize në PD jam përpjekur me çdo formë për të shmangur përçarjen e ndarjen. Kam heshtur edhe kur jam fyer e kërcënuar nga anonimë, por edhe nga njerëz që nuk mendoja kurrë se do të dëgjoja të tilla zhargone e mendësi kaq agresive. Kam bërë thirrje për arsye. Më dukej e pamundur që njerëz me të cilët kishim kaluar një jetë, kishim punuar e jetuar në rrethana të ndryshme të mos linin me një anë inatet e të mos gjenin arsyen për të ndalur ketë përrua inati e gjuhe dhune. Brenda vetes shpresoja, por po ashtu brenda vetes kisha përcaktuar një vijë të kuqe. Vija e kuqe do të ishte përdorimi i dhunës fizike. Ajo që ndodhi në 8 janar ishte kalimi i kësaj vije të kuqe. Në 8 janar më vjen turp ta them dhe është mjerim se ish-miq e bashkëpunëtorët tanë drejtuan një sulm fizik kundra nesh.A e dini se brenda turmës, në vijën e parë të mercenarëve të paguar që shqyenin dyert kanë qarkulluar lista me emra të veçantë deputetësh që duhet të linçoheshin fizikisht brenda godinës? Pra rrezik ka qenë jo vetëm godina por dhe jeta e disave këtu brenda. Ata që i sollën te dyert e godinës ishin miqtë tanë të një jete, si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë sot pa u distancuar prej saj. Atë ditë Zoti e bëri që në godinë të mos kishte viktima. Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo. Ndaj unë mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh, kolegëve e ish-miqve të tyre nuk ka çfarë na mban më bashkë. Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashkë. Unë situatën nuk e shoh sporadike madje e shoh pjesë të një situate ballkanike. Antiamerikanizmi që po strukturohet në krejt Ballkanin duke shfrytëzuar konflikte të brendshme e situata të ngjashme ka një inteligjencë nga mbrapa, një inteligjencë anti NATO, anti SHBA, anti BE. Ndaj mos prisni se ujërat do të qetësohen. Ne duhet të flasim me demokratët, duhet të dëgjojmë vërejtjet e tyre, duhet të korrigjohemi me durim, por duhet të forcojmë marrëdhëniet me aleatët tanë strategjik. Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që PD të kthehet në një bunker antiamerikan për çdo lloj arsyeje dhe me çdo lloj çmimi.

Endri Hasa: Pas 8 Janarit, s’mund të fshihemi pas gishtit. Ne nuk mund të jemi përbashkues me ata që të fusin shkopinj nën rrota. Ata kanë sot për qellim vetëm që të pengojnë agjendën tonë politikë kunder qeverise dhe rikthimin e PD ne pushtet. Pjesa me e madhe e anetareve te kryesise ishin deshmimtare okulare te asaj qe ndodhi ne 8 Janar. Ata erdhen për të na vrarë, dhe ne vazhdojme të diskutojmë për t’u ulur me të njëjten tryeze dhe për të ndareëvendimarrje te perbashket? Ata nuk mund dhe nuk duhet të jenë këtu.

Greda Bardelli: Kriminelë kam për t’i quajtur nëse më dalin përpara.

Arta Sakja: Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë?

NA NDIQ NË FACEBOOK