Lajme
Demiri: Alternativa e shpëtoj BDI-në

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me debatin qeveritar për formimin e qeverisë së re. Demiri deklaron se Alternativa me veprimet e saj po e shpëton BDI-në. Madje Demiri ka thënë se veprimet e Alternativës ngjasojnë me atë të Bujar Osmanit, i cili gënjen shpesh për marrjen e datës, ndërsa në anën tjetër Alternativa thotë se është në qeveri për të shpëtuar vendin.
Ja postimi i plotë i Demirit:
“Retorika politike e partisë Alternativa se ata hyn në Qeveri për të shpëtuar vendin janë të njejta me fjalët e Bujar Osmanit që çdo 15 ditë mashtron qytetarët për marrjen e datës për integrim të vendit në BE. Mirëpo te Alternativa ka një të vërtetë, kyçja e tyre në Qeveri shpëton dikë, dhe ajo shpëtoi BDI-në, tashmë dihet se po e bën disa herë rradhazi!”, ka thënë Demiri












