Connect with us

Lajme

Deklaratat e Bardhit për zgjedhjet, Fuga: O të mjerët demokratë në duart e kujt ka rënë

Publikuar

më

“Ne jemi në një moment transformimi… Nuk do t’i quaja zgjedhjet e 6 marsit test për PD…”, deklaroi një ditë më parë në një emision televiziv Gazment Bardhi.

Lidhur me deklaratën ka reaguar këtë të Martë akademiku Artan Fuga, i cili thotë se është “baraz sikur t’i kenë shitur votat qysh në tavolinë”.

“O të mjerët militantë dhe zgjedhës demokratë në duart e kujt ka rënë”, shprehet Fuga.

Reagimi

Në një postim në rrjetin social FB, Artan Fuga shkruan:

 

Underconstruction!!!

Qemaneja e dytë i ish partisë demokratike të para 25 prillit dhe të përpara 11 dhe 18 dhjetorit, shoh që paska deklaruar se zgjedhjet për pushtetin lokal në gjashtë bashki në 6 mars nuk janë një test për atë pjesë të ish partisë demokratike! Kjo meqë partia demokratike qenka në fazë strukturimi dhe krize.

Nuk di çfarë të bësh të qash apo të qeshësh. Cfarë fatkeqësie!!!

Këto deklarata janë baraz sikur t’i kenë shitur votat qysh në tavolinë! U thonë demokratëve : Kot vini o naivë në zgjedhjeve, kot votoni!

Cfarë mentalitet dështimi, çfarë dorëzimi pa kushte, çfarë qaramanlliku, çfarë dembelizmi politik, çfarë kënaqësie me kolltukun e falur të deputetit, çfarë psikologjie prej shërbëtori i pushtetit, çfarë cinizmi, çfarë talljeje me elektoratin opozitar në këtë deklaratë !!!

Po mirë, po nuk është kjo gjendje pasojë e evoluimit dështak të partisë demokratike që nuk merret mundimi as të analizohet! Po vetëm patetizëm skizofrenik duke treguar anekdota të vjetra nëpër salla!

Po mirë, po as guximin për t’u mat sa demokratë do të të votojnë si burokrat partie në krahasim me ata që do të votojnë Lëvizjen për Rithemelimin e Partisë demokratike?

As këtë nuk e pranon si sfidë?

Po mirë, po as sfidën për të mbledhur aq demokratë votues në të dy pjesët e gërmadhës të paktën sa kanë qenë vite më parë?

Kot thashë “underconstruction”, më shumë i ngjan një lokali gjysmë të shkatëruar me qepena mbyllur ku shkruhet “Lokali shitet”!

Ose një stoku brrekësh në solde ku shkruhet “Likujdim total i mallit”!

Varni një tabelë në qepenat e mbyllur: “Opozita shitet, malli likujdohet me çmim të ulur! ”

O të mjerët militantë dhe zgjedhës demokratë në duart e kujt ka rënë!

Shqipëri3 minutes ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme1 hour ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni2 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri3 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme4 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni5 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri6 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme7 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni8 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri8 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme9 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë9 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK