Connect with us

Lajme

Covid në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, por rekord infektimesh. Ja si shpërndahen rastet

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se nga 8105 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 1781 qytetarë. Ndërkohë që pas shumë javësh, asnjë pacient nuk ka humbur jetën si pasojë e Covid, ndërsa janë shëruar 278 qytetarë.

Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki: 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë,  55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë,  29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë,  Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.

Në të gjithë vendin janë pacientë aktiv me Covid-19, 10789 qytetarë, ndërsa Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (07 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,781
Të shëruar në 24 orë       278
Të shtruar në spitale       111
Humbje jete në 24 orë    0
Testime ditore                 8,105

Testime totale              1,516,613
Raste pozitive                 216,686
Raste të shëruara           202,664
Raste Aktive                      10,789
Humbje jete                         3,233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           5,155
Fier                 1009
Durrës             914
Elbasan           757
Shkodër          690
Vlorë                688
Berat               380
Gjirokastër     392
Lezhë              308
Korçë               261
Dibër                145
Kukës               90