Shqipëri
Çmendet Lulzim Basha shkarkon dhe një tjetër kryetar dege pasi bashkpunoi me Berishën

Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me “çmenduritë” e tij politike.
Pasi u zbulua skandali, se prej muajsh nuk ishte paguar qeraja e godinës ku ndodhet selia e degës së PD në Korçë, CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare se Lulzim Basha ka shkarkuar kryetaren e komanduar të kësaj dege, Ledina Aliolli.
Për të shmangur nga përgjegjësia, të besuarin e tij Ervin Salianji, të cilin e ka emëruar edhe si drejtues politik të këtij qarku, Basha ka vendosur të shkarkojë Ledina Aliollin. Mësohet se Lulzim Basha ka reaguar mjaft ashpër dhe me nervozizëm kur mësoi se godina e PD-së në Korçë ishte marrë nën administrim nga Komisioni i Rithemelimit.
Ka qënë vetë ushtari i Lulit, Ervin Salianji ai që i ka komunikuar Ledina Aliollit vendimin e Lulzim Bashës , për shkarkimin dhe justifikimi ishte pikërisht skandali i mos pagimit të qerasë.
Kujtojmë këtu se Aliolli u komandua nga Basha në krye të PD-së së Korçës, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Andrea Mano.
Burime jo zyrtare pretendojnë se selia e re e partisë të Lulit, për Korçën, mund të çohet në vendlindjen e Ervinit në ish-komunën Lozhan/CNA.al
















