Shqipëri
Cfare po ndodh: Një ditë para protestës së Berishës, Basha e Bardhi mbërrijnë që ‘pa gdhirë’ në selinë e PD-së Video

Pas incidenteve të djeshme, me akuzat për dyert e blindura, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në selinë blu.
Fax Neës ka siguruar një video, ku makinat e Bashës dhe Bardhit shihen të parkuara në oborrin e PD.
Gjatë ditës së djeshme Basha mohoi akuzat për dyert e blinduara, ndërkohë që mediat nxorën pamje të asaj çfarë po ndodh brenda selisë së PD-së.
Gjatë ditës së nesërme, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare, përpara selisë së PD-së, për të nxjerrë nga zyra Lulzim Bashës, që sipas tij është shkarkuar me vendim të Kuvendit Kombëtar, dhe më pas në Referendum.
















