Çfarë e lidh Elisa Spiropalin me biznesmenin Pëllumb Salillari?
Pyetja është shtruar pas publikimit të një fotografie një ditë më parë, ku të dy shihen ulur në një tavolinë, në një kafene në Tiranë.
Të dy njihen si persona me lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama.
Spiropali, ministri e Shtetit, shfaqet publikisht si mbrojtëse e flaktë e Ramës.
Nga ana tjetër, biznesmeni Salillari është përfitues i milionave të paerave publike në tendera të institucioneve të ndryshme shtetërore gjatë qeverisjes së Ramës.
Për këtë fakt, ai është cilësuar edhe si një dnër “oligarkët pranë Ramës”.
Në media është aluduar se “oligarku” po merr informacione me vlerë për ndonjë tender tjetër të planifikuar nga Rama.




















