Connect with us

Ndryshe

Çfarë ndodhi? Adele me lot në sy jep lajmin e trishtuar për fansat

Published

on

Këngëtarja e famshme Adele ka bërë një pushim shumë të gjatë nga muzika, për rreth 4 vite e shkëputur.

Megjithatë, ajo riktheu muzikën e saj në tregun botëror, duke lançuar albumin e njohur “30”. Pavarësisht projekteve të reja të shumta muzikore, Adele nuk i ishte rikthyer koncerteve ende. Ajo kishte planifikuar tour-in e saj, që supozohej të niste në Las Vegas.

Mirëpo Adele ka dhënë një lajm të hidhur për fansat, duke lajmëruar shtyerjen e koncerteve të saj.

Ajo ka njoftuar një pjesë e stafit të organizimit të koncertit ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërkohë që pandemia ka shkaktuar vonesa në organizimin e turneut. Këngëtarja britanike i kërkoi fansave falje e përlotur.

“Ne kemi provuar absolutisht çdo gjë që mundemi për të nisur në kohë. Dhe që të jetë gjithçka mjaft e mirë për ju por ne jemi shkatërruar absolutisht nga vonesat prej Covid-19. Gjysma e ekipit tim është prekur nga virusi, ata janë ende dhe është e pamundur të përfundojmë shfaqjen.”- u shpreh ajo përmes në një videoje për llogarinë e saj në “Instagram”.

Megjithatë, fituesja disa herë e çmimeve “Grammy” ka premtuar fansat e saj që do të ketë një riplanifikim të datave, duke thënë se po bëjnë çfarë të jetë e mundur.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media