Lajme
Çfarë ndodh nëse Basha refuzon të dalë nga zyra? Ja si përgjigjet Berisha

Vetëm pak orë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha për të nxjerrë Lulzim Bashën nga selia blu.
Në një intervistë, Sali Berisha tha se çfarë do të ndodhë nëse kryedemokrati nuk pranon të dalë nga zyra.
Berisha: Ai do dalë miqësisht dhe butësisht. A e dini ju se ky është favor që ja bën Edi Rama?
Sepse Basha nuk ka më asnjë tagër. Nëse deputeti Lulzim Brava është i kërcënuar, Rama do e mbrojë me efektivët e policisë. Këtë e bën sepse e ka xhan.
Revolucion është ky, unë po hap dyert e shtëpisë time të uzurpuar nga një person që nuk pranon pluralizmin politik. Nuk impresionohem unë nga ndjekjet penale.




















