Connect with us

Sport

‘Bomba’ vjen nga Spanja: Messit mund t’i detyrohet largimi nga…

Published

on

Vetëm gjashtë muaj pas mbërritjes në Paris, edhe pse me një kontratë 2-vjeçare, aventura e Lionel Messit te PSG mund të përfundojë shumë më herët se sa pritej dhe jo domosdoshmërisht në mënyrën më të mirë.

Në shtypin spanjoll tashmë kanë filluar të mendojnë për një largim hipotetik të Leo-s në fund të sezonit nga “Parce des Princes”. E gjitha lidhet me titujt që mund të fitojë (ose jo) me skuadrën pariziene.

Nëse pak ditë më parë tingëllonte fuqishëm mundësia që Inter Miami i Beckham-it të ishte destinacioni i tij i radhës, ish-futbollisti ‘Lobo’ Carrasco lëshoi ​​një ‘bombë’ në ‘El Chiringuito’. “Messit do t’i mungojë gjithmonë ‘modus vivendi’ që kishte në Barcelonë.

Nëse ia del të fitojë Champions League, mund ta zgjasë qëndrimin edhe për një vit te PSG, – ka thënë panelisti i programit televiziv. – Nëse PSG nuk e fiton Ligën e Kampionëve, nuk do të qëndrojë edhe një vit tjetër atje”.

I pyetur nga Josep Pedrerol nëse Messi ishte penduar për vendimin e tij, ‘Lobo’ ishte i prerë: “Jo në aspektin sportiv, por personalisht nuk e shoh të lumtur atje”.

E vërteta është se sezoni i parë larg Barcelonës po i kushton shumë Lionel Messit te PSG. Sulmuesi argjentinas dhe bashkëlojtarët e tij “galaktikë” nuk po funksionojnë dot si ekip dhe në Francë kanë marrë pa fund kritika.

Në të dhënat e tij personale, Leo ka shënuar vetëm një gol në Ligue 1 në 11 ndeshje të luajtura. “Kaq nuk mjafton për shtatë herë ‘Topin e Artë’. Messi po kërkon veten në fushë, ndërsa PSG po kërkon Messin e Barcelonës”, – shkruan gazeta “Le Monde”.

Në Champions League, po, ka bërë më mirë, me 5 gola në po aq ndeshje, ndonëse skuadra e Pochettino nuk është shfaqur si favorite. Në 16-tëshe, parizienët do të përballen me Real Madridin.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com