Connect with us

Lajme

Bilall Kasami padi në Prokurori Teuta Arifit për shtegun e biçikletave

Publikuar

më

Padia të cilën e paralajmëroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ndaj ish kryetares Teuta Arifi për shtegun e biçikletave është dorëzuar në Prokurori. Këtë e konfirmuan nga Zyra e komunës për marrëdhënie me publikun e dhe nga Prokuroria Themelore, shkruan Portalb.mk.

“Kemi autorizuar avokat për këtë punë, ai i ecën këto procedura. Lënda është në prokurori, avokati vazhdon të ndjek procedurat. Ne kemi kërkuar që të zbardhet rasti dhe tani më kjo i takon prokurorisë”, thanë nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk.

Edhe pse e kërkuam padinë për të parë se çka saktësisht përmban ajo, të njëjtën nuk na e siguruan nga Komuna e Tetovës.

Prokuroria Themelore e konfirmoi për Portalb.mk se padia ka arritur dhe po analizohet.

“Kallëzimi penal për të cilin jeni të interesuar është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë dhe i është caktuar prokurorit publik kompetent, i cili në procedurë para hetimore vepron dhe ndërmerr veprime për verifikimin e pretendimeve në kallëzim”, thanë nga Prokuroria.

Për këtë rast tentuam të kontaktojmë në telefon edhe ish kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin por ajo nuk u përgjigj në thirrjen tonë, i dërguam edhe mesazh por përgjigje nuk morëm.

Shtegu i biçikletave u hoq me 17 nëntor me arsyetimin se ka keqpëdroime në projekt, dhe se për të veçmë ekziston proces gjyqësor në të cilin ka padi kundër kryetares së kaluar Teuta Arifit për realizim të projektit në kundërshtim me ligjin.
Kasami tha se do të dorëzojë edhe një padi, e cila sipas informatave të larpërmendura, është dërguar sot në Prokurori.

Largimi i shtegut për biçikleta nxiti reagime të shumta në opinion se nuk ishte dashur të largohej, madje edhe disa nga këshilltarët komunal e vlerësuan si të ngutshëm këtë veprim të Kasamit.

Lajme14 minutes ago

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Maqedoni1 hour ago

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

Shqipëri2 hours ago

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Lajme3 hours ago

“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

Maqedoni4 hours ago

Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!

Shqipëri4 hours ago

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

Lajme5 hours ago

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu

Maqedoni7 hours ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri7 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme8 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota9 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme9 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

NA NDIQ NË FACEBOOK