Connect with us

Lajme

Berisha: Rama kontrollon pushtetin më shumë se Ramiz Alia, mori peng edhe Lulzim Bashën

Publikuar

më

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Shkodra mbetet bastion i atdhetarisë. Në takimin e organizuar me demokratët në Pallatin e Sportit të qytetit, Berisha tha se qytetarët e Shkodrës kanë raportin më të drejtë me të vërtetën, se çdo qytetar tjetër.

“Askush në Shqipëri dhe ndoshta edhe në Europë nuk ka paguar me jetë e gjak, me qindra vite burgje dhe me tortura se sa qytetarët shkodranë, vetëm për ti thënë të vërtetës të vërtetë.

Shkodra ruajti vokacionin perëndimor të kombit shqiptar”, tha Berisha.

Në vijim ai tha sot ne kujtojmë 32 vjetorin e demostratës së parë të fuqishme anti-komuniste, në të cilën qytetarët e Shkodrës çliruan qytetin e tyre dhe detyruan regjimin të heqë bustin e diktatorit më të egër të shekullit të 20-të, Josif Stalin.

Berisha shprehu mirënjohjen më të thellë për martirët e 2 prillit dhe familjet e tyre.

“Në një moment kritik për demokracinë shqiptare, në një moment kur rikthimi i komunistëve bënte gjithçka për zhdukjen e PD dhe me një vendim epik i kemi thënë jo rebelemit komunist dhe kemi marshuar të pamposhtur për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Sot mblidhemi në momentin më kritik të 30 viteve të fundit, takohemi sëbashku, kur bastardët e bllokut komunist, kanë vendosur një monizëm shumë më të plotë se ai i viteve ´90-´91. Sot Edi Rama kontrollon pushtete shumë më tepër se Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist. Ai kontrollon narko-qeverinë, narko-parlamentin dhe së fundmi vendosi në kontroll të plotë ish-kreun e opozitës dhe pluralizmin politik shqiptar.

Këtë situatë vetëm revolucioni dhe guximi juaj do ti japë përgjigjen më të merituar”, tha Berisha.

Ai tha se ky revolucion është i ngjashëm me atë të 1991. “Edhe atëherë regjimi bënte gjithçka, por nuk mori dot peng pluralizmin, nuk mori dot peng Partinë Demokratike”, tha Berisha.

Shqipëri1 hour ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme2 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni6 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri9 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme10 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë11 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK