Connect with us

Lajme

Berisha në Shkodër, akuza Bashës e Ramës dhe një mesazh për ndërkombëtarët

Publikuar

më

Akuza të ashpra ka artikuluar nga Shkodra, ish-Kryeministri Sali Berisha në drejtim të Lulzim Bashës, në 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Pasi e akuzoi Bashën se u furnizua me mjete policore nga Rama për të sulmuar demokratët në 8 janar, Berisha iu bëri thirrje demokratëve që të heqin dorë nga mbështetja për të, duke e konsideruar si turpin e historisë.

“Ky kryeministër mori peng njeriun që mbështetëm me të gjithë zemër dhe energjinë Lulzim Bravën. Unë shfrytëzoj këtë takim t’iu them shqiptarëve të ndalen dhe të mendojnë; A duhet pluralizmi në Shqipëri? A është pluralizimi motori i demokracisë apo të pranojmë monizmin e shëmtuar? Ata që mendojnë se krahasimi nuk është i drejtë u them:

Po çfarë mund të bëjë më shumë një narko-kryeministër sesa të rrethojë me policë selinë e PD dhe të sulmojë demokratët. Të pajisë bandën e tij me të gjitha mjetet e policisë dhe t’iu vërsulin demokratëve mercenarët se duan të hyjnë në shtëpinë e tyre. Nuk ka situatë të tillë në asnjë vend.

A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që e rrethon me policë dhe kriminelë, njeriun që i mbyll dosje krimi. Kjo nuk mund të ndodhë veçse në Shqipëri. Ju bëj thirrje demokratëve që kanë mbështetjen më të vogël për Lulzim Bashën të heqin dorë prej tij, është turpi i dheut.

U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni me qytetin tuaj dhe sakrificën, vuajtjen, qëndresën, e atyre që iu votuan. Ndahuni nga Basha atë e pret vrima e miut nga ky revolucion. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin. Ata që mbështesin Bashën ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Një mesazh nga Shkodra, Berisha e ka pasur edhe për ndërkombëtarët.

“Ata që mbështesin Bashën për kryetar opozite, tallen me përçmim ndaj shqiptarëve. Sot kemi një narko kryeministër që mori peng, kapi për zverku, me korrupsion dhe mënyra të tjera, njeriun që ne së bashku për 8 vite e mbështetëm me gjithë zemër, energji dhe forcën tonë, Lulzim Bravën.

Çfarë mund të bëjë më shumë një narko kryeministër që ta rrethojë me policë të ashtuquajturin kreun e opozitës dhe të sulmojë demokratët. Të pajisë bandën e tij me të gjitha mjetet e dhunës të policisë dhe ti vërsulë demokratëve mercenarët e tij vetëm e vetëm se duan të futen në shtëpinë e tyre. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër kjo.

Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri.

Ata që mbështesin Bashën për kryetarë opozite, tallen me përçmim ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët që mbështesin Bashën për kryetarë opozite, tallen me lirinë dhe vetë pluralizmin politik në Shqipëri’, tha Berisha.

Lajme60 minutes ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni2 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri2 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme3 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni5 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri5 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme6 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni7 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri8 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme9 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë9 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme9 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

NA NDIQ NË FACEBOOK