Connect with us

Lajme

Berisha: Kullat te godina e PD bashkojnë Ramën e Bashën, aferë korruptive…

Publikuar

më

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me denoncimin e bërë publik se në truallin ku ndodhet sot selia e Partisë Demokratike mund të ngrihet një kompleks lluksoz kullash.

Berisha shprehet se kur ka qenë Kryeministër ka firmosur projektin e Xhamisë së Madhe, fillimi i punimeve të së cilës, u inaguruan në atë kohë në prani të qindra besimtarëve.

Berisha shkruan se projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD sepse do ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP.

“Përveç Portit të Durrësit, projekti për ndërtimin e kullave te PD i bën prap bashkë Ramën dhe Bashën.

Duke dënuar këtë aferë të pastër korruptive kriminale Rama – Basha, paralajmëroj këta bashkëhajdute se selia e PD është tempulli i demokratëve shqiptarë dhe kurrë nuk mund të tjetërsohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar!”, thekson Berisha.

Reagimi nga ish-Kryeministri Berisha

Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.

Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.

Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP.

Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen.

Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar!

NA NDIQ NË FACEBOOK