Connect with us

Lajme

Basha: Është sakrificë të qëndrosh sot në krye të PD-së

Published

on

Lulzim Basha e cilësoi një sakrificë qëndrimin në krye të Partisë Demokratike. Deklaratën e bëri në një prononcim për gazetarët pas daljes nga prokuroria, ku u thirr lidhur me ngjarjet e ndodhura në PD gjatë protestës së datës 8 Janar.

“Duhet t’i japim fund valles 30-vjeçare të tranzicionit, të largojmë valltarët e tranzicionit. Të qëndrosh në krye të PD sot nuk është privilegj”, deklaroi Basha.

Lulzim Basha u shpreh se PD do bëjnë një opozitë të fortë ballore ndaj regjimit të Edi Ramës.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, tha se planifikonte gjakderdhje mes demokratëve në 8 Janar, ndërsa shtoi se tanimë ai është “pakicë absolute”.

“Do jemi në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga ky ankth i keqqeverisjes”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha i ka penguar për këtë qëllim.

Basha foli dhe për episodin e dhunës në ballkonin e PD-së. I pyetur nëse i njeh personat që dolën nga brenda selisë, ai u përgjigj: “Unë s’kam ardhur ti identifikoj se pozicioni i dritares e bën të pamundur identifikimin, por kjo është detyra e drejtësisë të zbardhë atë që ka ndodhur. Unë s’merrem me kush hyn e kush del në PD”.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com