Connect with us

Lajme

Basha: Berisha e kaloi vijën e kuqe me 8 janar

Publikuar

më

Lulzim Basha, i shkarkuar si Kryetar i PD-së me votat e mbi 43 mijë demokratëve, ka zhvilluar një takim në Fier me një grup qytetarësh, që u prezantuan se demokratët e ndershëm dhe me karakter.

Basha tha se në datën 8 janar me dhunën e ushtruar, ish kryeministri, Sali Berisha kishte kaluar vijën e kuqe.

Teksa tha se askush nuk mund të hynte me dhunë në selinë e PD, Basha u kërkoi gjithashtu qytetarëve që ta mbështesnin në vazhdim dhe të mos hiqnin dorë nga shpresa.

“Në 8 janar u kalua një vijë e kuqe. Dhuna nuk është mjet i demokratëve. Nuk mund të detyrohen me dhunë demokratët. Përgjigjia jonë ka qenë dhe do jetë e fuqishme por brenda shtëpisë tonë askush nuk mund t’i mbivendoset dikujt tjetër.

Ju ftoj të gjithëve juve, dhe të gjithë demkkratëve me të cilët do takohem në vazhdim, le ta lëmë të shkuarën pas sepse kemi zgjedhur të ardhmen dhe kemi detyra të mëdha përpara. Ne duam që shumicës t’i kthejmë shpresën dhe t’i themi mos u dorëzoni për shkak të pakicës”, tha Basha.

Ai ftoi shqiptarët që ti bashkohen “Aleancës qytetare për demokraci”, pavarësisht nëse janë ose anëtarë të PD.

Lulzim Basha tha sot se me vettigun e politikanëve do t’i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ‘ 3 dinozaurët e tranzicionit’, duke iu referuar Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

“Zëri i tyre do të dëgjohet. Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të trëkëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta”, tha Basha, duke thënë se në djall të shkojë e shkuara pasi shqiptarët do të ecin para”, tha Basha.

Shqipëri42 minutes ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme2 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri3 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme4 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni6 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri6 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme7 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni8 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri9 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme10 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë10 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK