Connect with us

Lajme

Arrestohen 3 persona për kontrabandë në Tanushë dhe Vizbeg

Published

on

Më datë 13.01.2022 në ora 20.20 policët e Sektorit për krim ndërkufitar dhe migracioni Shkup kanë arrestuar M.A.(33) dhe E.A.(45), të dy nga fshati Tanushë e Shkupit për shkak se dyshohen se kanë kryer veprën penale “kontrabandim”.

“Në rrugën lokale nga fshati Brodec drejt Tanushës, rreth orës 20:00, gjatë kontrollit të veturës me targa të Shkupit, me shofer M.A., është gjetur sasi e madhe e mallit me përdorim të gjerë, pa dokument përkatës për origjinën e saj. Pas ndërmarrjes së aktiviteteve zyrtare, policët janë penguar nga E.A. Në lidhje me rastin, më datë 14.01.2022, rreth orës 00:00 nga policët e rajonit të Vizbegut është vërejtur veturë me targa të Shkupit në pronësi të F.A. nga Shkupi, vëlla i E.A., i cili nuk ka ndaluar në sinjalizimin e dhënë për të ndaluar, por ka rritur shpejtësinë dhe është drejtuar drejt magazinës. Pas sigurimit të urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, është kryer kontroll në veturë, ku është konstatuar se në të ka ssi të madhe të prodhimeve pa deklaracion”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Në koordinim me prokurorin publik personat janë arrestuar në stacion policor.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com