Genc Tafili është arrestuar në Gjermani pas shpalljes në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Genc Tafili është dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari në vitin 2000. Në vitin 2018, me një vendim të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, ai u lirua me kusht, rreth 3 vite e gjysmë para afatit të përfundimit të dënimit.
Vendimi i shkallës së parë u rrëzua nga Gjykata e Apelit Tiranë, që vendosi rikthimin e tij në qeli.
Megjithatë, Genc Tafili u largua nga vendi dhe sipas raportimeve ai u arrestua në aeroportin e Frankfurtit teksa po tentonte të shkonte në Stamboll, më 31 dhjetor 2021.

















