Connect with us

Lajme

Aksidenti i tmerrshëm në Hasanbeg, një 40 vjeçar ka humbur jetën dhe 5 persona janë lënduar

Publikuar

Nga përplasja mes një autobusi të JSP-së dhe një automobili i markës Golf humbi jetën drejtuesi i makinës. Sipas informacioneve fillestare nga MPB-ja, një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë automobilistik që ka ndodhur sonte në Hasanbeg të Shkupit.

Sot rreth orës 17:35 është raportuar se në rrugën MA Hasanbeg ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi në linjën JSP nr.65, me drejtues shtetasin S. S. (1961) nga Shkupi dhe një “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.O (1982) nga Shkupi.

PUN ka konfirmuar vdekjen e S.O. Drejtuesi i autobusit dhe një pasagjer i autobusit janë transferuar në QK “Nënë Tereza”, ndërsa tre pasagjerë të autobusit janë transferuar në QQ “Shën Naum Ohërski”.

Nga ana e personelit mjekësor është konfirmuar vdekja e shoferit S.O., ndërsa katër pasagjerë të lënduar janë transferuar në qendrat klinike të Shkupit.

NA NDIQ NË FACEBOOK