Connect with us

Lajme

Ahmeti – Kurti: Projekte konkrete për të mirën e qytetarëve

Publikuar

më

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, ministrat Besimi, Osmani, Shaqiri, Bekteshi, Nuredini dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, z. Ejup Rustemi kanë qëndruar për vizitë në Prishtinë ku janë pritur vëllezërisht nga kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti i cili ishte i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe shefi i Stafit, Luan Dalipi.

Gjatë këtij takimi, Ahmeti dhe Kurti kanë diskutuar mbi situatën me Pandeminë në të dy vendet, gjendja nëpër institucionet shëndetësore si dhe lehtësimi dhe largimi i masave si brenda vendeve ashtu edhe për lëvizje nëpër kufij.

Si tjetër pikë diskutimi gjatë këtij takimi ishin dhe rruga Tetovë – Prizren, autostrada Prishtinë – Shkup, menaxhimi i përbashkët kufitar, qendra e përbashkët turistike në Kodër të Diellit dhe Brezovicë, situata politike në rajon, dialogu midis Shkupit dhe Sofjes, Beogradit dhe Prishtinës dhe te tjera.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për lidhjen e dy autostradave tona Prishtinë – Bllacë – Shkup, projekt ky me shumë prioritet për të dy palët e që pritet të përfundojë së shpejti.

Ahmeti dhe Kurti gjithashtu dakordësuan hapat intensiv rreth menaxhimit të përbashkët të kufijve dhe prezantimit të përbashkët të kapaciteteve turistike midis Kodrës së Diellit dhe Brezovicës, etj.

Pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Kurtit ka qenë dhe dialogu Kosovë – Serbi, proces ky që duhet të përmbyllet sa më shpejtë me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe prosperitetit të vendit dhe për një të ardhme më të mirë për qytetarët, pasi që sipas të dy bashkëbiseduesve i gjithë Ballkani Perëndimor vendin e ka në familjen e madhe europiane, në paqe të qëndrueshme, siguri, stabilitet.

Dy palët në fund kanë pasur një darkë miqësore.

Shqipëri4 minutes ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme8 minutes ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Lajme34 minutes ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni2 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

Kosovë2 hours ago

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Lajme2 hours ago

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Maqedoni2 hours ago

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

Shqipëri3 hours ago

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

Kosovë4 hours ago

Aleanca çon në Polici thirrjet e rënda ndaj Haradinajve nga disa profile në Facebook

Maqedoni4 hours ago

“Alta Banka” e Manastirit reagon pas zhvillimeve në Serbi: “Paratë e klientëve janë të sigurta”

Maqedoni4 hours ago

Mickoski për “Alta Bankën”: Kapitali nuk hyn në Maqedoni pa kontrollin e Bankës Popullore

Maqedoni4 hours ago

Nesër votohet në Bërvenicë për kryetarin e ri, sot votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit

NA NDIQ NË FACEBOOK