Connect with us

Lajme

A do ta hetojë kreu i SPAK tenderin 8 mln euro të kushëririt?

Publikuar

më

Nga Klodian Tomorri

Në faqen e liqenit të Farkës shtrihet një kompleks panoramik vilash të bardha. Në po të njëjtin vend, në krah ka nisur të ndërtohet një tjetër edhe më i madh. Të dy komplekset kanë prapashtesën Lake në emërtimin e tyre dhe ndërtuesit janë ata, të zakonshmit që bëjnë këto punë. Por teksa ata shfrytëzojnë aksesin në pushtet dhe oreksin e borgjezisë së re për vila luksoze, për të fituar para, qeveria nuk mund të rrijë indiferente. Pas vilave private duhet ndërtuar infrastruktura, por kjo me para publike.

Në 29 dhjetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi tenderin për “Plotësimin e punimeve dhe ndërtimin e rrugëve lidhëse në Unazën Lindore të Tiranës,” me fond limit plot 8.2 milionë euro. Me pak fjalë, 8.2 milionë euro për të çuar rrugën tek komplekset e vilave dhe për disa rrugica dytësore nëpër fshatrat përrreth. Por nejse. Kjo është skemë e njohur tashmë.

Sipas dokumentave zyrtare, në garë u paraqitën 7 oferta. Ajo më e favorshmja për buxhetin dhe taksapaguesit ishte oferta e paraqitur nga një bashkim kompanish i përbërë nga Curri shpk dhe BE-IS. Këto dy kompani ofruan ta ndërtonin rrugën me 6.1 milionë euro ose 2 milionë euro më pak se fondi limit. Më pas, në treshen e parë u renditën edhe Sireta 2F & Vëllezërit Hysa si dhe Gener 2.

Dy ofertat e para u skualifikuan menjëherë. Në një biznes kaq të madh nuk mund të ketë dalje nga rreshti. ARRSH ose me saktë, ata që mbajnë frerët e ARRSH-së kualifikuan tre kompani. Ato ishin Gener 2 me ofertë 7.6 milionë euro, Albavia me ofertë 7.8 milionë euro dhe Pevlaku me ofertë 8.1 milionë euro.

Normalisht, llogjika e kërkon që tenderin ta fitojë kompania me ofertën më të ulët ndër kompanitë e kualifikuara. Por nuk është më kështu. Prej disa kohësh në ARRSH ka nisur të zbatohet një formulë e re për përzgjedhjen e fituesve. Në këtë formulë çmimi i ofruar ka vetëm 50 për qind të pikëve. Gjysma tjetër e pikëve merren nga kritere të tjera më ekzotike, si ndikimin në mjedis, koha e mobilizimit të kantierit e madje edhe ndikimi social.

Dmth kompania që premton se do të punësojë më shumë banorë nga fshati ku ndërtohet rruga dhe ajo që zotohet se do të bëjë më pak zhurmë, mund të fitojë edhe pse qytetarëve do t’u kushtojë me shtrenjtë. Për t’i rënë shkurt tenderin nuk e fitoi as oferta më e ulët, as e dyta më e ulët dhe madje as e treta. Kontratën e fitoi kompania Albavia, e cila kishte ofertën e katërt. Si rezultat rruga për tek kompleksi i vilave dhe rrugët dytësore të Unazës në Farkë do t’u kushtojnë qytetarëve 1.8 milionë euro më shtrenjtë se oferta më e ulët. Kjo e fundit u skualifikua nga ARRSH me motivacionin se vinçi i kompanive ofertuese nuk e kishte krahun aq të gjatë sa duhej, ndërsa eskavatori duhet të peshonte edhe pak më shumë.

Albavia është një kompani, e cila zotërohet nga një kushëri i afërt i kreut të SPAK. Një avokat djalli do të thoshte se ky mund të jetë edhe mekanizëm, që qeveria të joshë prokurorinë. Por ky do të ishte paragjykim. Megjithatë një pyetje këtu natyrshëm vlen të shtrohet: A do të nis SPAK verifikimet për tenderin 8 milionë euro?

Dhe në fakt jo vetëm për atë. Tashmë u bënë vite, që në tenderat e rrugëve nuk fiton asnjëherë oferta më e ulët. Ndoshta është rastësi në të gjitha rastet. Ndoshta ofertat e ulëta skualifikohen me të drejtë. Por një ditë më parë, Transparency International i çoi sërish selam Shqipërisë. Këtë herë duke e renditur denjësisht krahas Sierra Leones dhe vendeve të tjera afrikane për nga niveli i korrupsionit. Dhe meqë qeveria nuk dëgjon, sytë kthehen natyrshëm nga SPAK. A e meriton Shqipëria këtë? /Mcn TV/

Lajme39 minutes ago

Përplasje në BE për buxhetin e ri: Gjermania dhe 5 vende kërkojnë shkurtim me qindra miliarda euro

Shqipëri2 hours ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme3 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni4 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri5 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme6 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni7 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri8 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme9 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni10 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri10 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme11 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

NA NDIQ NË FACEBOOK