Connect with us

Shqipëri

A do e marrë PD-në me forcë Berisha? Hajdari zbulon lëvizjen e Shërbimit Sekret të Shtetit dhe informacionet për 8 Janarin

Publikuar

Analisti Artur Zheji dhe konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari komentuan sot në emisionin ‘Pikat mbi i’, zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe atë që pritet të ndodhë më 5 dhe 8 janar, kur ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të marrë me forcë zyrat e selisë blu.

Si Zheji, ashtu edhe Hajdari, mendojnë se asgjë nuk do të ndodhë në këto dy data, dhe se Berisha nuk mund t’i marrë zyrat e PD me forcë,pa dëshirën e kryedemokratit Lulzim Basha.Pyetje: Çfarë pritet të ndodhë më 5 apo 8 janar?

Zheji: Basha është kryetari i PD, i kontestuar nga Berisha dhe njerëzit e tij. Ai flet për demokratët që të mos i frikësohen, flet për ndërkombëtarët që të kuptojnë se aty ka një situatë kritike, por ai e përballon, flet për kundërshtarët që nuk trembet. Për kundërshtarët e Bashës do të ishte mirë që ai të hapte rrugën. Por Basha thotë që do të qëndrojë, le të vijë 5 apo 8 janari, pra thotë nuk devijoj, nuk jap dorëheqjen, nuk ua bëj të lehtë, nuk më largon dot, përndryshe do kalosh vijën e kuqe. Dhe kur kalon vijën e kuqe edhe Berisha do të jetë në siklet. Do të shtoja që befasia, që ishte procesi i “Foltores”, që filloi si një gjë e thjeshtë, mori formën e një orteku, u rrit në mënyrë eksponenciale. Berisha, me gjithë moshën, ishte në top formë dhe arriti të bind një pjesë të konsiderueshme demokratëve që ishte viktimë e një konspiracioni të trekëndëshit Soros-Basha-Rama, si anti-tezë e trekëndëshit të Bermudës, që thotë Basha. Pra, sipas tij, Basha peng i Ramës, Rama peng i Soros dhe Soros armiku i tij.

Befasi nuk ka, orteku pro-berishian arriti kulmin e vet më 11 dhjetor dhe prodhoi dy gjëra, një Kongres që nuk i pamë asnjëherë numrat e saktë, dhe një referendum që sërish nuk ja pamë numrat e saktë. Fakt është që kemi dy palë, i janë drejtuar gjykatës, pra kanë kërkuar një arbitër jashtë vetes. Kjo tregon se ndoshta Basha ka të drejtë dhe as më 5, as më 8, ka shumë mundësi të mos ndodhin përplasje, të cilave ju druhen shqiptarët. Absolutisht që Basha nuk i liron zyrat, aq më tepër do t’i blindojë ato.

Hajdari: Tashmë historia mes dy grupeve në PD nga pikëpamja ligjore do të zgjidhet nga gjykatat. Çdo lëvizje që do të bëhet jashtë vendimeve gjyqësore, nuk e shëndosh gjenden që ka PD. Meqenëse puna shkoi në gjykatë, tani duhet të presin gjykatën, kujt do t’i japë të drejtë. Duhet të jetë një albitër, se ato i bënë punët pa qenë të përfshirë të dy palët. Doktori me një krah, dhe Basha në krahun tjetër. Është gjykata që jep vendimin. Nëse këto mendojnë se janë në një shtet demokratik, që kërkojnë ta çojnë Shqipërinë në BE, duhet të pranojnë vendimin e gjykatës. Këto e kanë çuar në gjykatë, tani pse duhet të nxitojë Berisha dhe të thotë me datë 8 do shkoj të bëj pushtimin, kur gjykatat nuk janë shprehur akoma? Çfarë bukurie ka se shkove e more ca tulla atje? Si mund ta marrësh ti zyrën e kryetarit të partisë, nëse nuk ke një vendim gjykate, kur kryetari i opozitës është njeri i mbrojtur? Si e merrte ti? Do shkosh të përleshesh me gardistët?

Zheji: Në katin e dytë, që tha Berisha e të tjerë se ka njerëz të armatosur, paskan qenë gardistët?

Hajdari: Unë nuk e di. Unë nuk e di se çfarë ka parasysh Berisha të thotë, por di që Basha mbrohet nga Garda e Republikës, si objekt, me akte ligjore. Objekt quhet Basha dhe ky objekt ruhet në shtëpi, në zyrë, në rrugë. Kudo që shkon, gardistët janë aty. Basha nuk ka asnjë komunikim me gardën. Detyra është e atyre që e ruajnë, që të komunikojnë me eprorët për situatat që paraqiten. Ata nuk janë robot, raportojnë në çdo 24 orë për objektin.

Zheji: 10 vite më parë Garda bëri një vetëveprim shumë të rëndë, goditi qytetarët, në janar. Atëherë ata po mbronin kryeministrin, Berishën. Pra, Garda ose vepron në mënyrë autonome, ose merr urdhra.


Hajdari: Historia e 21 janarit është shumë herë më e madhe. Duhet ta themi qartë dhe saktë, Basha ruhet nga Garda e Republikës, siç ruhen dhe shumë të tjerë. Këta njerëz ruhen në shtëpi, në lëvizje, por edhe në zyrë. Njerëzit që ruajnë një objekt mundet të komunikojnë me eprorët e tyre për situatën. Ata mund të kërkojnë përforcime për situatën që shohin. Pra, gardistët komunikojnë me eprorët e tyre. Unë që s’ka për të pasur asnjë lloj problemi. 21 janari është histori tjetër. Nisi shumë keq dhe të gjithë njerëzit kanë reflektuar. Di që është vendosur për t’u rihetuar 21 janari. Por, unë mendoj se nuk është në interes të asnjërës palë, si të Berishës, ashtu edhe të Bashës, që të mos ketë incidente, sepse incidentet dëmtojnë të dyja pjesët e PD. E sigurt është që agjencitë ligjzbatuese shqiptare kanë marrë masa që edhe pa qenë prezente të jenë prezente aty, në çdo centimetër, për të monitoruar. Garda nuk merret me punë operative, por Shërbimi Sekret, Shërbimet e Policisë Kriminale, nuk kanë asnjë pengesë që të shkëmbejnë informacione konfidenciale edhe me shërbimet partnere.

Pyetje: Ligjërisht, nëse grupi i Berishës mësyn në PD, çfarë ndodh?

Hajdari: Asgjë nuk ndodh. Zyra e kryetarit të PD nuk mund të merret dot, vetëm nëse kryetari do ta lirojë vetë. Nuk merret dot, sepse është personeli i Gardës së Republikës që ruan kryetarin e PD për hir të funksioneve, pikë. Jemi shtet demokratik, vend kandidat për t’u bërë anëtar i BE, vend i NATO, ku jemi këtu, s’merret pra, si u merka. A, nëse Basha thotë që po ik në shtëpi, atëherë e marrin zyrën, se nëse Basha ikën në shtëpi, edhe gardistët ikin pas tij, se ata nuk ruajnë zyrën, por objektin.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK