Connect with us

Shqipëri

6 Marsi/ Zbardhen kandidatët e parë, të besuarit e Ramës, Bashës e Berishës

Publikuar

më

Durrësi nuk ka risi, pasi vjen me Emirjana Sakon, e cila është e komanduar si kryebashkiake në qytetatin bregdetar. Ndërsa zonja tjetër që ka zgjedhur PS-ja për Shkodrën është Majlinda Angoni, e cila është aktualisht prefekte e këtij qyteti. Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti. Në të njëjtën zonë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka nxjerrë si kandidat Ardian Mukën.

TIRANË– Partia Soiclaiste, Partia Demokratike dhe Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, i themeluar nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë zbuluar emrat e të zgjedhurve të tyre për lokalet e 6 marsit, datë tashmë e dekretuar nga Presidenti IlirMeta. Partia Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama ka mbledhur kryesinë në Durrës e Shkodër.

Kandidatë për kryetare bashkie në këto dy zona ka zgjedhur dy gra. Durrësi nuk ka risi, pasi vjen me Emirjana Sakon, e cila është e komanduar si kryebashkiake në qytetatin bregdetar. Ndërsa zonja tjetër që ka zgjedhur PS-ja për Shkodrën është Majlinda Angoni, e cila është aktualisht prefekte e këtij qyteti.

Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti. Në të njëjtën zonë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka nxjerrë si kandidat Ardian Mukën. Pritet që në orët në vijim të zbardhen të tjera emra përfaqësuesish të partive lokale që do të garojnë më 6 mars. Nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ende asnjë prononcim për zgjedhjet në fjalë.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Advertisement

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri9 minutes ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme13 minutes ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme18 minutes ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni57 minutes ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni58 minutes ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota1 hour ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme2 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni3 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri3 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

Maqedoni3 hours ago

Drogë, armë dhe para në banesë – kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Shkupi!

Kosovë3 hours ago

Për gjashtë muaj si Presidente, Albulena Haxhiu ua dha shtetësinë e Kosovës me dekret 29 personave (Dokument/Emrat)

NA NDIQ NË FACEBOOK